Bota

Zelandë e Re/ 9 nga të plagosurit ende në luftë me vdekjen






               Publikuar në : 10:14 - 18/03/19 |
mapo.al

Nëntë persona janë ende në gjendje kritike për jetën pas sulmit terrorist me armë që u bë në xhami në Christchurch të Zelandës së Re të premten. David Meates, shefi ekzekutiv i Bordit të Shëndetësisë në Canterburgy tha se dy nga të lënduarit pritet të lirohen sot nga spitalit, ndërsa 31 të tjerë do të vazhdojnë ende trajnimin mjekësor.


“Në mesin e 9 personave që janë në gjendje kritike është edhe një vajzë 4 vjeçare në spitalin Starship në Auckland.Babai i saj është transferuar dhe mbetet në gjendje serioze, por të qëndrueshme”, ka thënë ai.



Ai shtoi gjithashtu se sulmi kishte ndikuar thellësisht në stafin e spitalit në Christchurch dhe tha se ata kanë nevojë për mbështetje gjatë ditëve të ardhshme.


Etiketa: , , , ,

Pas