Volodymyr Zelensky është gati të flasë me presidentin rus Vladimir Putin, por “vetëm pa asnjë ndërmjetës”, tha presidenti ukrainas.
Ai tha se do të fliste vetëm me Putinin, “për kushtet e dialogut, jo për kushtet e ultimatumeve”.
Gjithashtu pohoi se “hapi i parë i qartë” për mbajtjen e bisedimeve do të ishte kur Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.
Sa më shumë raste të “brutalitetit të hapur” nga rusët që shfaqen, si ato në Bucha, Borodyanka apo Mariupol, aq më pak tolerant do të jetë ai ndaj çdo negociate me Rusinë.
Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi dhe kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, që atëherë ka thënë se bisedimet e paqes po mbaheshin nga distanca.