Forcat ukrainase që po luftojnë në Severodonetsk, paralajmëruan për një tërheqje të mundshme, po Guvernatori rajonal Serhiy Haidai se luftimet duhet të vazhdojnë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se mbrojtësit e qytetit të Severodonetskut po u shkaktojnë humbje të mëdha trupave ruse, gjatë asaj që ai e quajti, një betejë shumë të ashpër e tejet të vështirë.
“Fati i Donbasit vendoset atje”, tha Zelensky.
Severodonetsku u bë kryeqyteti administrativ i rajonit pasi qyteti i Luhanskut u pushtua nga separatistët, në vitin 2014.
Si ky qytet, ashtu edhe Lysychansku, ndodhen nën trysninë e forcave ruse në lindje, veri dhe jug, dhe janë ndër disa qytete të Luhanskut, që vazhdojnë ende të rezistojnë.