Ukraina ka marrë vetëm 10% të armëve të premtuara nga Perëndimi dhe duhet të përshpejtojë orarin e dorëzimit, ka thënë zëvendësministrja ukrainas e mbrojtjes.
Ajo bën thirrje për një “kornizë të qartë kohore” për dërgesa të tilla pasi çdo vonesë i kushton shtrenjtë Ukrainës dhe rrezikon që më shumë territor të bjerë në duart e Rusisë.
“Nuk mund të presim shumë, sepse situata është shumë e ndërlikuar”, shton ajo, duke iu referuar përparimeve ruse në rajonin lindor të Donbasi.
Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje përsëri për armë të rënda nga Perëndimi.
“Nëse nuk ka përshpejtim të dërgesave të armëve… njerëzit do të vazhdojnë të vdesin. Nëse na jepen armë, ne do të ecim përpara”, tha Zelensky.