Lufta në Ukrainë vazhdon ende, ku sot ajo ka arritur ditën e saj të 88-të. Moska ka njoftuar se ka marrë kontrollin e plotë të fabrikës së çelikut Azovstal dhe ka publikuar pamje të dorëzimit të ushtarëve të fundit. Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina po bën gjithçka për të rikthyer paqen në vend.
Gjatë një mesazhi Zelensky falënderoi të gjithë ata që po punojnë për ta bërë Ukrainën pjesë të Europës. “Rruga jonë drejt integrimit europian nuk ka të bëjë vetëm me politikën. Bëhet fjalë për cilësinë e jetës. Dhe ukrainasit kanë të njëjtat vlera në jetë si europianët”, tha Zelensky.
Negociatori i Moskës Leonid Slutsky shkroi në Telegram, “Mendimi im nuk ka ndryshuar: nuk do të ketë shkëmbim me ushtarët e Azov, fati i tyre duhet të vendoset nga gjykata.” Ku më pas ai e tërhoqi këtë deklaratë për shkak të luftëtarëve të batalionit Azov në këmbim të lirimit oligarkut Viktor Medvedchuk.