Festivali i Filmit në Kanë është kritikuar për lejimin e influencueses pro-Putin, Victoria Bonya, në tapetin e kuq, pasi ajo më parë pozoi me bluzë, rroba banje me imazhe të Putinit.
Influencuesja dhe modelja Victoria Bonya, 42 vjeç, postoi foto të saj duke marrë pjesë në këtë ngjarje të kinematografisë she kulturës.
Organizatorët po kufizonin aksesin për rusët me personave të tjerë lidhje të Kremlini, por modelja duket se u ka shpëtuar.
Bonya, e cila jeton në Monako, ka pozuar më parë me rroba banje dhe bluza me imazhe të Putinit. Më parë ajo ka reagur hapur se mbështet Vladimir Putin. Ajo i kërkoi Perëndimit të “ndalojë urrejtjen ndaj rusëve”. Në rrjetet sociale pati reagime të forta kundër modeles.
Media ruse e showbiz-it Spletnik publikoi një lajm duke theksuar se “Përdoruesit e Twitter ishin të indinjuar që një person që mbështet publikisht presidentin e Rusisë ishte në tapetin e kuq”.
Bonya ka qenë prezantuese televizive dhe pjesëmarrëse në shfaqje televizive ku realizohen lojëra. Gjithashtu ka luajtur pjesë të vogla në aktrim. Kujtojmë së në të kaluarën ka luajtur edhe me Presidentin aktual te Ukrainës, Volodymyr Zelensky .
Ajo tani njihet si influencuese e mediave sociale me një qëndrim të hapur pro Vladimir Putin, pavarësisht se jeton mes luksit në Perëndim.