Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zemra i rreh për Realin, por pranon “diktaturën” e Barçës dhe Messit

by ro ot
30/04/2019
in Sport
0

Pedrag Mijatovic foli për mikrofonat e “El Larguero”, ku u ndal te situata e Real Madridit dhe fitimi i titullit nga Barcelona.

Deklaratat e Zidane, pas humbjes së fundit – “Unë nuk isha i befasuar nga ato që tha. Ka qenë shumë i qartë në periudhën e tij të parë si trajner i Realit, nuk e pëlqen situatën aktuale dhe tani është i shqetësuar në lidhje me sezonin e ardhshëm. Gjetja e një zgjidhjeje për Bale dhe ndërtimi i një ekipi si ai dëshiron, nuk do të jetë e lehtë. Asnjë nga lojtarët nuk do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga Reali”.

A e ndjekin lojtarët Zidane – “Kjo nuk do të jetë e lehtë. Megjithatë, lojtarët kanë kaluar shumë gëzime me Zidane. Trajnerit do t’i duhet shumë për t’i motivuar ata përsëri, ndërkohë që e ka të detyrueshme ta rinovojë ekipin”.

Luka Modric – “Zidane do të ketë folur me të. Modric është një djalë i përkushtuar dhe problemi nuk do të jetë vetëm tek ai. Natyrisht, nuk do të jetë e lehtë për ta rifituar më, siç ka qenë më parë”.

Përmirësimi i kontratës – “Modric është profesionist, besoj është i lumtur në Madrid. Në sezone si ky, pa asnjë trofe, edhe ai vuan si gjithë të tjerët”.

Marcelo – “Ka pasur një sezon të vështirë, janë ngritur shumë dyshime rreth tij. Ai është një lojtar, që mund të rifitohet plotësisht, por kjo kalon përmes një pune të komplikuar. Marcelo ka nevojë për dashuri nga klubi dhe Zidane. Ai është ende shumë i vlefshëm, mund të rikthehet si më parë, por kjo varet nga puna”.

Distanca në kampionat me Barcelonën dhe Atletico Madrid – “Nuk është situatë normale. Distanca me Barcelonën, tani kampione, është 18 pikë, ndërsa me Atletico Madrid 9 pikë, vërtet shumë. Megjithatë, të tilla llogari nuk vlejnë më, sepse sezoni është në përfundim”.

Barcelona kampione – “Një skuadër fantastike, që nga fillimi i sezonit. Fitoi titullin në La Liga, por e shoh favorite edhe në Champions. Të shohim si do t’i shkojë në gjysmëfinale, ndaj Liverpool, sepse janë dy skuadra të pakrahasueshme, që kanë zhvilluar një sezon spektakolar”.

Lionel Messi – “Çdo vit e më shumë më habit. Tani nuk ka kufij për të. Është shumë i rëndësishëm për skuadrën e tij. Kur Messi nuk luan, Barça është e dobët”.

Tags: diktatureLeo MessipranimeReali

JU SUGJEROJME

Rama entuziazmon tifozët e Romës, zbulon porosinë e kryeministrit Draghi
Sport

Rama entuziazmon tifozët e Romës, zbulon porosinë e kryeministrit Draghi

18/05/2022
Mbreti shkon te mbretërit!
Sport

Mbreti shkon te mbretërit!

17/05/2022
Tetë sportistë nga Ukraina mbërrijnë në Shqipëri
Sport

Mes luftës dhe pasionit/ Sportistet e reja ukrainase, që stërviten në Elbasan

12/05/2022
Partizani lëshon Skukën?
Sport

Partizani lëshon Skukën?

11/05/2022
Next Post
Thirrja e drejtoreshës së Deutsche Welle: Kujdes me stabilokratët!

Thirrja e drejtoreshës së Deutsche Welle: Kujdes me stabilokratët!

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre
  • Arrestimet e fundit/ Artan Hoxha: Kam frikë se Talo Çelën nuk do ta shohim kurrë më
  • Rusët vazhdojnë të sulmojnë në Donetsk
  • Ronela Hajati ndan një ‘sekret’ me fansat e saj
  • A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In