Sport

“Zemra ime është në Shqipëri”, një ish-kuqezi mesazh Dukës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:15 - 02/04/19 |
ro ot

Lista e emrave me trajnerë që përflitet për të marrë drejtimin e kombëtares së Shqipërisë është e gjatë, gjithsesi deri më tani asnjë lëvizje konkrete nuk është parë nga Federata Shqiptare e Futbollit.






Në skenë së fundi duket se ka dalë emri i Paolo Tramezzani, i cili ka qenë ish-zv.trajner i Gianni De Biasi në kohën që Shqipëria u kualifikua për në Euro 2016. Në një prononcim për “A2 News” italiani ka rrëfyer eksperiencën e tij në Qipro dhe mallin për Shqipërinë.








“Jemi në një fund sezoni shumë të bukur dhe shumë impenjues. Shpresoj edhe unë ta përfundojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Pastaj, ju e dini që zemra ime është në Shqipëri dhe nuk lëviz prej aty”, ka thënë Tramezzani.

Lexo edhe :  Emra të famshëm për pankinën e Kosovës, edhe dy shqiptarë alternativa



Prej vitit 2016, pak muaj përpara dorëheqjes së Gianni De Biasit, Paolo Tramezzani u largua nga Shqipëria për të nisur një karrierë të re në stol. Dy aventura në Zvicër te Lugano dhe Sioni për ish-zv. trajnerin kuqezi, i cili tashmë drejton qipriotët e Apoel-it dhe aktualisht është në krye të kampionatit drejt konfirmimit si kampionë. Gjithsesi emërimi në stolin kuqezi është një nga ëndrrat që 48-vjeçari dëshiron të realizojë.



Aktualisht italiani ka kontratë edhe për sezonin e ardhshëm me Apoel Nicosia.

1


Etiketa: ,

Pas