ShowBiz

“Zemra nuk komandohet”/ aktorja drejt martesës me të dashurën




               Publikuar në : 16:03 - 14/03/19 |
mapo.al

Aktorja e famshme italiane Eva Grimaldi do të kurorëzojë lidhjen e saj me Imma Bataglia në martesë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo nëpërmjet një postimi në Instagram.“Zemra nuk komandohet. Të mbetet sekret, Imma Battaglia më tha ‘po'”, ka shkruar krahas fotos ku shfaqet me të dashurën e saj dhe stilistin e fustanit të dasmës.


50-vjeçarja dhe Imma janë sëbashku prej më shumë se shtatë vitesh. Ato e mbajtën lidhjen e tyre larg syrit mediatik deri në mars 2017, kur vendosën të dilnin hapur. Sipas mediave italiane, ceremonia martesore mund të zhvillohet në Romë përgjatë muajit maj. Për Eva Grimaldin kjo nuk është martesa e saj e parë, pasi ka qenë e martuar me Fabrizio Ambroso nga viti 2006 deri në 2013-n.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas