Reperi Capital T ka pranuar mbrëmjen e djeshme se është në një lidhje dashurie megjithëse nuk e ka thënë emrin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.
Në emisionin me gazetarët e vegjël të ‘Në kurthin e Piter Pan” reperi shumë i pëlqyer nga vajzat u shpreh se prindërit i kanë lënë edhe një vit kohë të gjejë nuse.
“Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë”, tha reperi teksa shoi se zemrën ia kanë rrëmbyer dhe se është rrugës për ta konsoliduar lidhjen e dashurisë.
Gjithashtu ai tha se nuk preferon të flasë shumë për jetën e tij private, sepse gjërat më të shtrenjta preferon t’i mbajë vetëm për vete.
Prej kohësh reperi përflitet për një histori dashurie me modelen e famshme, Adrola Dushi. Ata janë përpjekur që gjithmonë ta mohojnë lidhjen e tyre, por postimet në rrjete sociale e shumë detaje të tjera i kanë nxjerrë zbuluar.
Para disa javësh, Capital T zbuloi se ishte arratisur drejt ishujve Maldive për t’u relaksuar dhe marrë energji. Reperi publikoi disa foto e video nga pushimet në Maldive, teksa të gjithë vunë re se ai shoqërohej edhe nga një person tjetër.
Në një video dukej ushqimi i përgatitur për dy persona, që do të thotë se nuk ka qenë i vetëm.
Më vonë ishte Adrola Dushi ajo që publikoi foto nga një ishull dhe vendi ishte shumë i ngjashëm me atë që shihej në imazhet e publikuara nga Capital T.
Më pas të dy ata publikuan foto nga New York-u, në destinacione shumë të ngjashme dhe as në këtë moment nuk munguan komentet ngacmuese nga fansat e tyre. Tashmë që reperi e pranoi se zemrën e ka të zënë, po presinm dhe një konfirmim për lidhjen e tij.