Deputeti i opozitës së re në parlament, Alban Zeneli, përmes një postimi në ‘Facebook’ njofton pjesmarrjen e tij në kryeqytetin amerikan, Washington D.C., gjatë forumit parlamentar të Inteligjencës e Sigurisë.
“Takimi u përqendrua në sfidat e reja që përballet sot Siguria në gjithë botën, por pa lënë mënjanë dhe rreziqet e vjetra”, shkruan Zeneli.
Postimi i plotë i Zenelit
Në Washington D.C., për të marrë pjesë në forumin parlamentar të Inteligjencës e Sigurisë.
Forumi i 17-të i këtij formati me pjesmarrjen e personaliteteve nga fusha të ndryshme duke filluar nga Senati e Congresi Amerikan, parlamentare nga vende të ndryshme të botës, drejtues të institucioneve të rëndësishme të Sigurisë e inteligjencës në USA, Argjentinë, Izraeli, Anglia, Gjermania, Holanda, nga shtete të Afrikës, të Azisë të Amerikës Latine dhe nga Ballkani, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina e Mali i Zi .
Takimi u përqendrua në sfidat e reja që përballet sot Siguria në gjithë botën, por pa lënë mënjanë dhe rreziqet e vjetra.
Prezantimi i sfidave nga fusha e Inteligjencës ishte një nga temat e takimit të cilin e mbajti Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Senatori Dan Coats.
Sfidat e Sigurisë Financiare u prezantuan nga Congresmeni French Hill, nën/Sekretari i Thesarit Brent Mclntosh dhe Craig Timm nga banka e Amerikës.
Prezentatues të ndryshëm folën për sfidat e reja dhe të vjetra të Sigurisë, por dhanë dhe mendime se si të përballohen ato, që bota të jetë më e sigurtë duhet të shkëmbejmë jo vetëm ide, por dhe informacion në kohën dhe vendin e duhur.