Dafina Zeqiri ka një mesazh të qartë dhe të fortë për të gjithë ata që mendojnë se këngëtarja mban dieta strikte për të mbajtur trupin në formë.
Në një postim në Instagram, Këngëtarja tha se ha 4 herë në ditë, ndërsa postimin e shoqëroi edhe me një foto të ushqimit që po konsumonte.
“Për ata që mendojnë se vuaj urie. Unë ha! 4 herë në ditë dhe stërvitem! Paqe!”-shkroi ajo.