Zëri i Amerikës i ka kushtuar një hapësirë të veçantë protestës së opozitës së bashkuar. Media e rendësishme ka raportuar direkt tubimin, duke deportuar madje edhe mes protestuesve.
Në raportim thuhet se me “mijëra qytetarë nga pjesë të ndryshme nga vendi janë grumbulluar në sheshin përpara godinës së qeverisë”. “Minutat e para kanë nisur me tensione, ndërsa drejt kryeministrisë janë hedhur shishe molotov. Manifestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë grumbulluar të shumtë në hyrje të saj. Ndërsa është tentuar të hapin dyer e hyrjes kryesore, ata janë sprapsur ndërsa nga brenda forcat e sigurisë kanë përdorur pmpat e ujit apo dhe gaz lotsjellës. Pasi u shpërndanë nga përdorimi i gazit lotsjellës, manifestuesit janë grumbulluar sërish përpara hyrjes së godinës së qeverisë”.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/2440884782648115/
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një prononcim për këtë media është shprehur se Rama duhet të lexojë mirë mesazhin e qytetarëve, duke shtuar se ky është vetëm fillimi.
“Këtu është gjithë Shqipëria. Zëri i Amerikës është një arsye më tepër pse qytetarët janë këtu, sepse kanë shpresën që e shohin në radhë të parë tek SHBA. Tërë Shqipëria është këtu, qytetarët janë këtu derisa Rama të largohet. Reagimi i Policisë nga taracat është reagimi i frikacakut, që vetë ka shkuar të fshehë kokën në Vlorë dhe ka lënë disa shërbëtorë këtu që duhet ta mbajnë vathë nëvesh këtë që po bëjnë”, pohoi ndër të tjera Paloka.
Zëri i Amerikës ka denoncuar disa skandale të qeverisë, si emërimet nepotike në burgje, skandali i “Unazës së Re” apo dhe shitblerja e votave në disa qytete të vendit gjatë zgjedhjeve vendore dhe atyre parlamentare të 2017-ës.
/Gazeta Mapo/