Kryesore

Zëri i Amerikës: Vendimi i Metës e komplikoi situatën më shumë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:16 - 09/06/19 |
mapo.al

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama përsëriti sot se sipas tij zgjedhjet vendore do të mbahen më 30 Qershor, pavarësisht vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin e lëshuar më parë prej tij lidhur me datën e këtyre zgjedhjeve. Socialistët vijuan sot fushatën, ndërkohë që sipas kryeministrit me akti e djeshëm presidenti Meta ka humbur të drejtën që të qëndrojë në zyrën e kreut të Shtetit






Vendimi i papritur i Kreut të Shtetit për të anulluar 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve, nuk çoi në asnjë hapësirë të re që palët të mund të rishikojnë qëndrimet e tyre. Përkundrazi, situata tanimë duket edhe më e komplikuar.


Nga ana e saj opozita foli dje për fitoren e parë, në një betejë që do të vazhdojë. “Ishte ky bashkim që diktoi anulimin e 30 qershorit, procesit kriminal të juntës kriminale”, deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha, Ai saktësoi mëse një herë se “largimi i kryeministrit Edi Rama është një kusht i panegociueshëm”.





Nga ana tjetër, për shumicën, përveç faktit që sipas saj presidenti Meta ka shkelur kushtetutën, asgjë nuk ndryshon lidhur me zgjedhjet. Ndërsa sot vijoi me turin e vet elektoral, nga Burreli, kryeministri Edi Rama foli për “një akt që politikisht është vetëvrasje, ligjërisht është nul, nuk ekziston dhe moralisht është turp që s’ka më turp”

Lexo edhe :  Defender Europe 2021 / Rama falenderon Kim: I ka dhënë cilësi raporteve me SHBA


Zoti Rama shkoi dhe më tej kur deklaroi se “dje Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë”. Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një vlerësim politik, apo paralajmërim për ndërmarrjen e ndonjë hapi për të shkuar drejt shkarkimit të presidentit. Hap që sidoqoftë do të mbetej i paplotësuar në mungesë të gjykatës Kushtetuese.



Vendimi i presidentit ka hapur dhe një debat kushtetues e ligjor, ndonëse ai dje, dha vetëm motivet politike që e kishin shtyrë të ndërmerrte shfuqizimin e Dekretit të firmosur po prej tij me parë. Një term që nuk gjendet në Kushtetutë e cila i njeh Kreut të Shtetit vetëm kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve. Në këtë aspekt, sytë tanimë janë drejt presidencës ku nesër në mëngjes, zoti Meta do të japë dhe argumentimin juridik. E pas kësaj, do të mund të qartësohet dhe mënyra me të cilën shumica, siç ka bërë të ditur, nuk do ta marrë në konsideratë aktin e Kreut të Shtetit./VOA/

1


Etiketa: , , , , , ,

Pas