Aktualitet

Zgjati vetëm pak, rikthehet ndotja e ajrit në Kinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:43 - 08/05/20 |
mapo.al

Organizata joqeveritare “Greenpeace” raporton se ndotja e ajrit në Kinë është rikthyer në të njëjtin nivel që ishte përpara pandemisë së koronavirusit. Madje në disa matje, gjatë muajit prill, për cilësinë e ajrit, vihet re se shifrat e ndotjes janë pak më të larta se të njëjtën periudhë një vit më parë.


Periudha e izolimit solli një ulje të ndotjes në shumë vende dhe kjo gjë u vu më shumë re në Kinë, ku mbyllja e punës së fabrikave dhe uzinave riktheu qiejt e kaltër në Pekin.


Përgjatë viteve të fundit ajri ka qenë shumë i ndotur në shumë zona të Kinës duke i detyruar banorët që në atë kohë të vendosnin maska dhe jo kundër viruseve, por smogut.




Etiketa: , ,

Pas