Aktualitet

Zgjedhet në SHBA/ Kanye West heq dorë nga kandidimi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 15/07/20 |
mapo.al

Reperi i njohur amerikan Kanye West mësohet se është tërhequr nga gara për president të SHBA-së, mbas dy javësh pasi njoftoi në një postim në rrjetin social Twitter se do të kandidojë.


Një anëtar i ekipit të fushatës së West, Steve Kramer, raportohet të ketë thënë për revistën “Intelligencer” se reperi më nuk do të garojë në zgjedhje.


Kramer nuk ka specifikuar arsyet e tërheqjes së West, por u shpreh se do t’i bëjë të ditura më vonë.


Kanye West njëherësh dhe bashkeshorti i Kim Kardashian njoftoi vendimin e tij për të kandiduar për president të SHBA-ve më 4 korrik. Përmes një postimi në Twitter, ai habiti të gjithë.


“Tani është koha të përmbushim premtimin ndaj Amerikës, duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin tonë dhe duke ndërtuar të ardhmen. Unë do të garoj për president të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar një emoji të flamurit amerikan dhe hashtagun” # 2020VISION ”


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas