Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sërish pasditen e së premtes Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00, në selinë blu. Në fokus të bisedimeve pritet të jetë sërish zgjedhja e kreut të ri të shtetit.
Në mbledhjen e së enjtes që zgjati për tre orë dhe ku nuk mori pjesë “Rithemelimi”, u propozuan një sërë kandidatësh për president.
Në përfundim nga moria e kandidatëve të propozuar u zgjodhën për t’u shqyrtuar më tej vetëm tetë prej tyre.
Lista e kandidatëve
1. Leonard Demi
2. Arben Çejku
3. Dritan Demiraj
4. Dashamir Shehi
5. Rexhep Uka
6. Halim Kosova
7. Leka Zogu
8. Visar Zhiti