Zgjedhje pa garë/ Një 30 qershor edhe në universitete

Një urdhër i ministres Shahini, cakton zgjedhje në Universitete në 12 qershor ende pa dalë nga gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”. Ky vendim shmang studentët që kanë 10 për qind të peshës zgjedhore, e po ashtu mënjanon fushatën dhe garën. Agron Gjekmarkaj thotë për gazetën MAPO se kemi një kthim në modelin e 30 qershorit, ku u zhvilluan zgjedhje pa garë për bashkitë. Mynyr Koni, rektori i Universitetit denoncon edhe parregullsi të tjera.

Qeveria duket se po përgatit një tjetër 30 qershor, këtë herë në zgjedhjet për dekanë dhe rektorë në universitete. Në një kohë kur studentët, po edhe pedagogët, janë të urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi për shkak të pandemisë, kjo e fundit me një urdhër të datës 26 mars ka lënë si datë zgjedhjesh 12 qershorin 2020.



Në bazë të këtij urdhri fushata duhet të fillojë më 11 maj, gjë e cila në kushtet e krijuara është praktikisht e pamundur për shkak se ndalohen grumbullimet e personave.

Kjo do të thotë as më pak e as më shumë, por përjashtimin automatik të studentëve nga ky proces, vota e të cilëve ka një peshë prej 10 për qind në këto zgjedhje, për secilin fakultet dhe dekanat.

Koni

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni, në një dalje për mediat tha se universitetet ndodhen në kushtet e pamundësisë për të zhvilluar mësim, duke cituar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila saktëson se mbyllja e institucioneve të arsimit të lartë do të zgjasë deri në përfundimin e epidemisë COVID19. “Nga ana tjetër jemi në kushtet e zgjatjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, të dy këto akte të rëndësishme e bëjnë të pamundur zhbllokimin institucional të zhvillimit të mësimit në këto auditore”, u shpreh Koni. Këto urdhra vlejnë dhe për zgjedhjet në Universitete, pasi në thelb kanë shmangien e grumbullimeve në auditore.

Më tej Koni u shpreh dhe në lidhje me Komisionin Institucional të Zgjedhjeve që kryesohet nga Majlinda Keta, e cila me sa duket po shpejton të përgatisë një proces zgjedhor në universitete. Por sipas Konit, këtij institucioni zgjedhor i ka mbaruar mandati që në 21 mars të këtij viti dhe tashmë ata janë vetëm ish-anëtarë, që nuk kanë asnjë fuqi ligjore për të përgatitur dokumentacionin e nevojshëm.

“Së pari, ish-anëtarët e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të UT, janë zgjedhur në këtë detyrë nga Senati Akademik me Vendimin nr.8 datë 21.03.2016 të Senatit Akademik të UT, në zbatim të nenit 6, pika 1, germa “a” të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në RSH”, me nr.2459/4 prot, datë 15.03.2016 të Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, tashmë të shfuqizuar.

Së dyti, në zbatim të nenit 26 të Rregullores së sipërcituar, në të cilën theksohet se mandati i anëtarëve të KIZ, është 4 (katër) vjeçar, ish-anëtarëve të KIZ i ka përfunduar mandati dhe tashmë, ata janë vetëm ish-anëtarë të një prej komisioneve të shumta institucionale zgjedhore që ka patur në gjithë këto vite në Universitetin e Tiranës. Në këto kushte, të gjitha dokumentet e firmosura nga ish-anëtarët e KIZ janë nul, të paligjshme, pa asnjë vlerë ligjore, dhe për më tepër, me qëllime të dukshme dhe të qarta tashmë nga të gjithë, për të penguar zhvillimin e një procesi zgjedhor të ligjshëm dhe për të zgjedhur ato autoritete drejtuese dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, që vërtet e meritojnë” thotë Koni.

Gjekmarkaj

Agron Gjekmarkaj, zv.dekan i fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, thotë se përveçse i rrezikshëm, për shëndetin e studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë, ky vendim i ministrisë së arsimit tenton eliminimin përfundimtar të zgjedhjeve në Universitete. Sipas tij 30 qershori rrezikon të kthehet në një tipar karakterial të shoqërisë sonë.

“Nuk do doja kurrë që sindromi i votimeve të 30 Qershorit 2019 të shndërrohet në tiparin karakterial të shoqërisë sonë! Nuk do doja që të tentohet përfundimisht eliminimi i elitave universitare, goditja e autonomisë, mbyllja e pak gojëve që ende flasin! Zgjedhjet në UT janë një moment kulmor që meritojnë respekt e normalitet, jo nxitimin, ankthin, frikën dhe mbulojën e pandemisë dhe gjendjes së jashtëzakonshme!

Ato mund të zhvillohen normalisht në vjeshtë kur shpresojmë që gjendja të ketë ndryshuar”, thotë Gjekmarkaj, në një prononcim për gazetën MAPO. Më tej ai shton se s’mund të zhvillohen zgjedhje kur kemi një vendim të parlamentit për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme, dhe kur mundësia e shkëmbimeve virusale nga studentët që vijnë nga të gjitha rrethet mbetet e një niveli të lartë. “Së pari duhet theksuar që ne jemi me vendim parlamenti në gjendje të jashtëzakonshme deri më 23 Qershor! Vendimi për të kthyer një pjesë të studentëve dhe stafin akademik në auditore në muajin Qershor e në vazhdim është i rrezikshëm! Tejet i tillë!

Tanimë në dy muaj e kusur kemi mësuar të gjithë diçka me natyrën e koronavirusit i cili ka simptoma dhe është asimptomatik! Në këtë rast inteligjenca e Ministrisë se Arsimit shfaqet asimptomatike! Dua të them që pa një tamponim real duke ditur që studentët vinë nga gjithë Shqipëria, vinë dhe shkojnë në rrethe, mund të sjellin e marrin viruse, pedagogët gjithashtu, në pamundësi për t’i kontrolluar ata dhe pedagogët çdo ditë, po kaq e vështirë në kufijtë e së pamundurës është distancimi social në auditore, dezinfektimi i tyre, komunikimi me maska e doreza mes studentëve dhe pedagogëve, banjot e pakta që lenë për të dëshiruar shndërrohen në një kërcenim real për jetën!

Tirana është zonë e kuqe, pra mundësia e shkëmbimeve virusale nuk është hipotetike por reale! Ndërkohë ne po mundohemi me korrektësi ta zhvillojmë mësimin online ndonëse investimet në teknologji kanë qenë të mjera. Asnjë vend europian paçka se vite dritë larg nesh në çdo pikëpamje cilësore nuk po e bën këtë! Italia e shpalli zyrtarisht që shkolla fillon në Vjeshtë! Në këtë kontekst askush nuk mund të marrë vendime për jetën tonë për më tepër komprometuese! Po shtohen zërat në trupën akademike që synojnë t’i drejtohen gjykatës për këtë vendim! Duke qenë në këto kushte gjykoj se është e pamundur që të zhvillohen zgjedhje në çdo rang universitar!

Jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe zgjedhjet një element themelor e bazik i autonomisë universitare nuk mund të zhvillohen në këto kushte! Nuk garantohet siguria fizike e mbi të gjitha pjesëmarrja në votime e studentëve sepse vendimi i Ministrisë kthen në auditor një pjesë të vogël të tyre”, arsyeton Gjekmarkaj.

Protestë nga shtëpia: Nuk ka zgjedhje pa studentët!

Në mungesë të prezencës fizike në auditoret e universiteteve, studentët kanë gjetur një mënyrë kreative për të protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar zgjedhjet në 12 qershor duke vendosur të njëjtin slogan në profilet e tyre në rrjetet sociale. Protesto nga shtëpia: Nuk ka zgjedhje pa studentët! Kjo është thirrja e ekipit të Qëndresës Qytetare e cila shumë shpejt u kthye në një notë proteste e studentëve drejtuar çdo tentative për të mbajtur zgjedhje në universitete pa praninë e tyre. “Ministrisë së Arsimit e cila nuk pranoi t’ju rrisë peshën e votës studentëve gjatë protestës së Dhjetorit 2018, duke i lënë me 10%, tashmë ka vendosur t’ua bëjë të pamundur studentëve të ushtrojnë edhe këtë të drejtë ligjore, duke mbajtur zgjedhjet në universitet pa praninë e tyre fizike në 12 Qershor. Në mungesë të prezencës fizike në auditoret e universiteteve, studentët kanë gjetur një mënyrë kreative për të protestuar kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar zgjedhjet në 12 qershor duke vendosur të njëjtin slogan në profilet e tyre në rrjetet sociale.

#Jo Zgjedhje Pa Studentët. Në këtë kohë pandemie ku e gjithë vëmendja është te situata e Covid 19, drejtuesit e universiteteve bëjnë llogaritë të mbyllin zgjedhjet me mangësi ligjore, pa zgjedhës, pa bilanc, pa fushatë, ministrja e Arsimit legjitimon me heshtje garën e tyre për pushtet duke larguar studentët nga procesi me Urdhrin e kthimit të studentëve në auditor në muajin korrik.

Përmendim se zgjedhjet e fundit nëpër universitet kanë mbartur aq shumë problematika sa edhe grupet më të rrezikshme kriminale janë përfshirë në to”- thuhet në njoftimin e kësaj organizate. Një nga studentet nismëtare Sidorela Vatnikaj shkruan: “Pas Urdhrit të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, studentët dhe pedagogët janë të karantinuar dhe jeta universitare është paralizuar.

Kush do të jenë zgjedhësit e 12 qershorit?”. Ndërsa Fatjon Biba, student i juridikut bën thirrje: “Ftoj të gjithë studentët të ngrenë zërin ndaj këtij absurditeti që duan të bëjnë “hienat e universiteteve” duke na përbuzur në këtë lloj mënyre e duke na cenuar një liri themelore, atë të votës”. Ndërsa Marash Logu, student i drejtësisë shkruan: “Zgjedhjet do të zhvillohen në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në një kohë që pjesa më e madhe e studentëve nuk janë kthyer në auditore”.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252