Aktualitet

Zgjedhjet – Basha: Kryesoj sondazhet, gati programi dhe ekipi më cilësor









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:35 - 15/01/21 |
mapo.al

Kryetari i PD Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh dhe një herë i bindur se opozita do jetë fituese në zgjedhjet e 25 prillit. Basha tha se sondazhet prej kohësh e nxjerrin fitues, ndërsa deklaroi se dje ka mbyllur dhe programin ekonomik, dhe ofertën që do iu japë shqiptarëve në zgjedhje. Basha tha se ai është kandidati i opozitës për kryeministër, ndërkohë që paralajmëroi kundërshtarin se pas zgjedhjeve, çdokush që ka abuzuar me fondet publike do të shkojë para ligjit. Zotim për anulimin e kontratave abuzive me oligarkët, dhe vendosje e taksës së sheshtë 9 për qind.



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha dje se prej gati një viti opozita del fituese në të gjitha sondazhet e zhvilluara. Basha deklaroi se edhe nesër po të bëhen zgjedhjet, Rama është i ikur. “Shumicës dërrmuese të shqiptarëve që kërkojnë ndryshim nuk do të ketë asnjë mundësi që t’i mbyllet goja as më 25 prill as më 26 prill”, tha Basha. Sipas tij kryeministri aktual shkëlqen vetëm në propagandë.


Këto komente kreu i PD i bëri dje gjatë një interviste për gazetarin Blendi Fevziu teksa analisti Baton Haxhiu tentoi të paraqiste një sondazh të tijin. Zoti Basha tha se ai është kandidati i vetëm i opozitës së bashkuar pas kryeministrit, ndërkohë që paralajmëroi se pas kësaj date drejtësia nuk do të ngurrojë të hetojë në lidhjet me aferat korruptive të zyrtarëve të Edi Ramës, apo dhe vetë atij. “Askush që mendon se do të vallëzojë me shqiptarët në 25 prill, nuk do i shpëtojë ndëshkimit.




Mjerë ata që iu kanë hyrë në hak shqiptarëve” tha Basha. Një pikë tjetër ku u ndal zoti Basha është dhe programi për ekonominë , që ai deklaroi se ishte mbyllur ditën e djeshme nga ekspertët e PD dhe do të prezantohet në ditët në vijim dhe gjatë gjithë fushatës, megjithëse disa pika të tij janë prezantuar prej dy vjetësh siç tha ai gjatë takimeve me publikun.



Sipas tij në këtë fushatë PD do paraqitet me ekipin më cilësor. Një pikë tjetër e rëndësishme për Bashën ishte dhe sjellja që qeverisja e nesërme do ketë me ata që opozita i quan oligarkë. Duke paraqitur një listë me emra të atyre që sipas tij kanë përfituar më së shumti në mënyrë të dyshimtë nga paratë publike, Basha tha se paratë e koncesioneve korruptive do u shpërndahen njerëzve. Kjo sipas tij vlen dhe për koncesionet e dhëna gjatë qeverisjes së PD. Më poshtë disa nga përgjigjet e Bashës në emisionin “Opinion”.


 Kush do të jetë kandidatura për kryeministër ? Ju do të jeni kryeministri i ardhshëm?

Pa diskutim që po.

Kush është? Jeni ju?

Pa diskutim që jam unë.

Pra ju jeni kandidati i të gjithë opozitës për Kryeministër?

Pa diskutim që unë jam kandidati për kryeministër. Pa diskutim që kandidati jam unë. Ky është një vendim i shpallur tashmë. Një vendim i cili vjen jo thjesht dhe vetëm si një vendim politik i koalicionit tonë por vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve.

Ne kemi tashmë prej më shumë se tetë muajsh matje të qarta në terren që tregojnë jo thjesht në kuadrin e koalicionit por dhe përballjen me kryeministrin në ikje që ka një preferencë të qartë që unë në detyrën time sot si Kryetar i partisë më të madhe të Opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit. Motivi numër 1 që i bashkon të gjithë, edhe parti që kurrë nuk e kanë parë veten në një llogore është bindja popullore se kjo është një përballje ndërmjet Shqipërisë dhe Edi Ramës.

Pikërisht për ta mbyllur këtë cikël që mbas 30 vitesh, të heqim këtë Edi Ramën e tetë viteve, të heqim të gjithë ata që kanë qenë para Edi Ramës, të fillojmë një jetë të re të tërë. Ndoshta duhet të jemi të qartë për taksat, pse duhet të votojmë se çfarë taksash më ofron mua për fashë që përfaqësoj dhe të jemi të qartë për mjekësinë. Skandal një pas një por çfarë do të vendosni ju në atë që nuk funksionon, duhet të jemi të qartë për drejtësinë dhe mbi të gjitha njerëzit duhet të dinë, përse do bëhet jeta normale në Shqipëri, pse, deri tani jemi retorikë, mund të kemi disa shtylla?

Lulzim Basha: Patjetër, dua t’ju them si gjëra të shkurtra në respekt të kësaj. Jam gati të bëj një gabim trashanik që më vënë re ma vënë në dukje gjithmonë miq dhe kritikë që e marr këtë tani edhe e filloj nga e madhja.

Lexo edhe :  Basha, video-mesazh për fëmijët: Janë e ardhmja jonë, ndryshimi duhet për ta

Po e marr një nga një këtë që the dhe ta marr me shpjegim makro. T’i marrim një nga një dhe ka dhjetëra të tilla por unë tani do të përmbahem që të mos filloj të bëj një fjalim të gjatë dhe të më ndërpresë Fevziu disa herë. Sigurisht ajo do një shpjegim programor, t’i marrim një nga një. Fole për taksat, pa diskutim ju e dini fare mirë për sa u përket taksave ne sjellim propozimin të taksimit të sheshtë 9% i cili do të prekë disa nga fushat kryesore të ekonomisë duke përfshirë profesionistët që janë të parët të goditur.

Tani është gjëja më e thjeshtë dhe unë e kuptoj që është gjëja më e përshtypshme për njerëzit të përmendet 9% sepse aty ka zbritur diskursi publik. Po unë dua ta them këtë dhe e di që s’do kemi kohë ta diskutojmë po dua ta them. Taksimi 9% është pjesë e një plani të tërë që ka një synim objektiv ndihmë kryesorët të programit tonë, të rrisë dhe të forcojë një shtresë të mesme shqiptare të pavarur financiarisht, të pavarura intelektualisht që nuk është në mëshirë as të Partisë Demokratike nesër në pushtet as i atyre që do vinë pas nesh.

Një shtresë garantë të demokracisë, një shtresë të mesme garante dhe të interesuar një institucioni të pa kapura nga politika. Një politikë pa fytyrë njerëzore që kap institucionet është arsyeja kryesore e batakut ekonomik ku kemi rënë.

Për sa kohë duhet implementimi i kësaj që ta dinë qytetarët që do të votojnë? Taksa 9% sa kohë do marrë në implikim?

Taksa 9% do të jetë një nga masat e para. Në momentin që shpallet është taksa 9%.

Kur zoti Berisha shpalli taksën 9% iu deshën 2 vjet që ta vinte në funksion.

Unë e kam shprehur edhe më përpara këtu dhe besoj do të më japësh mundësinë me ekipin ekonomik ta shpalosim në ekran. Shpalosja e taksës 9% është jetike që Shqipëria të kthehet në vend konkurrues si për investimet e brendshme edhe për investimet e huaja. Sepse po e them edhe njëherë nuk mund të konkurrojmë as me Maqedoninë, as me Malin e Zi madje as me Republikën Serbska. Nuk të vjen njeri. Për çfarë do të vijë? E para dhe kryesorja është 9%. Jo vetëm kaq , por ne po na ikin investitorët tanë. Ju njihni personalisht disa investitorë të fuqishëm shqiptarë të cilët edhe për shkak të taksës, por jo vetëm për shkak të taksës po investojnë miliona të tyre apo të kredimarrjes në vendet fqinje. Pra 9% është jetik.

Po afrohet pushteti apo po ju largohet?

Opozita, PD unë, jemi në unison me qytetarët shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje, por për një udhëkryq ku shqiptarët do vendosin. Sfida është ta konturojmë këtë ndryshim dhe që pjesa më e madhe e shqiptarëve ta ndiejë veten se pas 25 prillit do jenë më mirë.

Po si ndërron kjo brenda ditës, si nata me ditën…

Kryesorja është që 25 prilli është një udhëkryq, pas 8 vitesh dështime në çdo fushë…

Po u konfirmua në 2017 pa bërë asnjë premtim donte timonin dhe tepsinë…

Sot jemi këtu për të gjykuar se 2017 tregoi pikën më të ulët të një fushate. 25 prilli është referendum për ndryshim, sfida e opozitës, e imja personale është t’i japim formë një ndryshimi që influencon mbarë shqiptarët.

Me sa lista do dilni në zgjedhje, me 1 apo 2?

Ne jemi të bashkuar me një qëllim për t’i hapur rrugë ndryshimit dhe largimit të Ramës. Në funksion të kësaj ne kemi një koalicion opozitar, një qëllim. Vendimet taktike synojnë të bëjnë të mundur që asnjë votë e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, të mos humbasë peshën e saj.

Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?

Basha: Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas