Friday, March 24, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zgjedhjet e 14 majit/ “Rithemelimi” dhe Partia e Lirisë firmosin marrëveshjen

Marrëveshja u firmos nga kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha dhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

by us er1
27/10/2022
in Politikë
0

“Rithemelimi” dhe Partia e Lirisë kanë firmosur sot një marrëveshje mes tyre për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Marrëveshja u firmos nga kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha dhe nga kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.



Sipas marrëveshjes, Shqipëria është në momente kritike për shkak të korrupsionit shkatërrimtar, të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor, të shpopullimit masiv dhe tragjik, të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin dhe të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe korrupsioni.

MARRËVESHJA

Ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023

Sot, me datë 27 tetor 2022, ne, përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, firmosim marrëveshjen që vijon, pas konstatimit se Shqipëria është në momente kritike:

I. për shkak të korrupsionit shkatërrimtar;

II. të asgjësimit të pluralizimit politik në nivel vendor;

III. të shpopullimit masiv dhe tragjik;

IV. të krizës ekonomike, që po çon në kolaps vendin;

V. të qeverisjes së kapur peng nga trafiqet, paraja e pisët dhe
korrupsioni.

Në këto kushte, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia e Lirisë, dakordësohen që t’i ofrojnë Shqipërisë një alternativë fituese në zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023, që përfaqëson vetëm interesat e qytetarëve dhe interesin më të lartë publik.

Vendosin:

1. Konkurrimi për Kryetarët e Bashkive do të bëhet me kandidatë të përbashkët, të cilët vendosen nga rezultati i konkurrimit në primare, që do të organizohen nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

2. Referendumi, si forma e shprehjes direkte të vullnetit të qytetarëve, për çdo çështje që i shqetëson, në nivel qendror apo lokal, do të jetë angazhim madhor dhe i patjetërsueshëm, për të cilin PDSH dhe PL do të ndërmarrin të gjitha nismat ligjore dhe aksionet publike të nevojshme për realizimin e kësaj të drejte kushtetuese të mohuar prej 25 vjetësh.

3. Këshillat Bashkiake, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e kësaj të fundit rezultojnë përcaktues në sigurimin e shumicës në këta këshilla.

4. Të angazhohen për realizmin e transparencës së plotë për menaxhimin dhe përdorimin e të gjitha fondeve publike, si edhe të gjitha vendimeve të Këshillave Bashkiake dhe të Bashkive që lidhen me to, përfshirë organizimin e seancave të hapura publike, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, në funksion të llogaridhënies para qytetarëve.

5. Të angazhohen, me prioritet të veçantë, për realizimin e vazhdueshëm të seancave publike të hapura të Këshillave Bashkiake, me lidhje live në televizionet kombëtare dhe rrjetet sociale, ku qytetarët të dëgjohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në seancat plenare.

6. Të angazhohen përmes nismave të përbashkëta institucionale, për ndalimin e betonizimit kriminal dhe korruptiv të qyteteve, duke i dhënë përparësi në vendimmarrjen lokale shëndetit të qytetarëve dhe gjelbërimit të qyteteve.

JU SUGJEROJME

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?
Arkiva 2

Përse qeveria s’mundet ta ndalojë emigrimin e mjekëve dhe infermierëve?

06/03/2023
Rama tregon sesi ndihet në opozitë, me Berishën dhe Metën
Aktualitet

Rama tregon sesi ndihet në opozitë, me Berishën dhe Metën

18/11/2022
Pse nuk ra qeveria nga protestat? Berisha: Me një të rënë nuk rrëzohet as lisi
Aktualitet

Pse nuk ra qeveria nga protestat? Berisha: Me një të rënë nuk rrëzohet as lisi

14/11/2022
Gati të lërë mandatin, Luçiano Boçi zbulon deputetin e grupit “Alibeaj” që e uroi (si kandidat në primaret e PD-së së Elbasanit)
Aktualitet

Gati të lërë mandatin, Luçiano Boçi zbulon deputetin e grupit “Alibeaj” që e uroi (si kandidat në primaret e PD-së së Elbasanit)

14/11/2022
Next Post
Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Belind Këlliçi zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In