Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, delegacioni i ODIHR vizitë pesëditore në Shqipëri








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:56 - 19/01/21 |
mapo.al

Kur kanë mbetur afërisht tre muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, një delegacioni i OSBE-ODHIR pritet të vizitojë Shqipërinë nga data 24 deri në 29 janar.



Euronews Albania mëson se OSBE-ODIHR do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit duke nisur nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, ministrin e Brendshëm dhe më pas vijimin e takimeve me aktorë të tjerë të politikës.


Po ashtu, thuhet se takimet delegacioni në fjalë do t’i vijojë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Këshillin Politik si dhe me Kolegjin Elektoral të Gjykatës së Lartë.





Kjo vizitë e OSBE-ODIHR bëhet në kuadër të vlerësimit të masave për zgjedhjet. Partitë politike ndërkohë kanë nisur përgatitjet për të shkuar në zgjedhjet e prillit, ndërsa qytetarët shqiptarë me votë do të zgjedhin atë alternativë tek e cila besojnë më tepër.

Lexo edhe :  Drejtues politik i PD në Lezhë/ Flet Marku: Vendim i vështirë, ja pse e pranova

Në çdo palë zgjedhjesh, të cilat janë zhvilluar në Shqipëri, ky delegacion me raportin e përpiluar ka nxjerrë parregullsi dhe për to ka rekomanduar zgjidhjet përkatëse.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas