Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit, PD do kërkojë hetim parlamentar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 28/09/21 |
mapo.al

Kreu i PD Basha ka mbledhur sërish grupin parlamentar dje, ku ka kërkuar që kauzat e opozitës të mos mbeten vetëm denoncime por të vijohet dhe me hetimin e tyre në parlament.






Hetimi i zgjedhjeve të 25 prillit ku përfshihen dalja e të dhënave personale, shpërdorimi i fondeve publike, apo punësimet në administratë do jenë në fokusin e Komisionit Parlamentar që PD do kërkojë së shpejti. Berisha nga ana e tij nuk ndalet. Të mërkurën do jetë në Durrës, për të vijuar më pas në Shkodër


Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur sërish dje grupin parlamentar, ku ka kërkuar që të avancohet me aksionet politike në parlament. Për këtë qëllim ai ka kërkuar ngritjen e tri komisioneve hetimore, ku më i rëndësishëm është ai që ka të bëjë me manipulimin zgjedhor të 25 prillit, që do të kryesohet nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës. Dy komisionet e tjera kanë të bëjnë me çështjen Becchetti, ku shqiptarët do të duhen të paguajnë rreth 120 milionë euro gjobë biznesmenit italian, dhe në krye të tij do jetë sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi. Një tjetër Komision hetimor do jetë dhe ai për incineratorët, që do të drejtohet nga nënkryetarja e PD Jorida Tabaku.







Deklarata




Në daljen e tij përpara mediave, Basha tha se PD nuk mund të rrijë vetëm në rrafshin e denoncimeve, por opozita është aty për të rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë. Ndërkohë që, do bëhen dhe propozime konkrete sipas tij për zbutjen e varfërisë siç është ulja e TVSH për mallrat e shportës nga 20 në 6%. “Ne nuk mund të rrimë në rrafshin e denoncimeve pavarësisht se fajtori dihet, mentaliteti i një grupi që mendon vetëm për ortakët e vet që paratë i çon nga qytetarët te këta xhepa. Grupi Parlamentar i PD do të depozitojë në kohën më të shkurtër propozimin për të vendosur uljen e TVSH mbi mallrat e shportës nga 20 në 10%. Ky nuk është thjesht një propozim politik. Ky është një hap i domosdoshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë ekstreme. E dyta ka të bëjë me faktin se pse jemi ne në parlament. Jemi për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend e cila është asgjësuar nga masakra zgjedhore e 25 prillit”, – tha Basha.

Lexo edhe :  Nishani me tone të ashpra: PD si kënetë e madhe, po shkon drejt asgjësimit


Berisha

Duket se opozita ka ndërmend të lëvizë në disa drejtime. Dje Grida Duma, nënkryetare e PD u shpreh se ka filluar puna nga grupet e punës për reformën territoriale, një reformë që i ka kushtuar shumë opozitës në katër palë zgjedhje. Por nuk është vetëm aksioni opozitar që e ka shtyrë kreun e PD-së Lulzim Basha të intensifikojë veprimet e tij. Siç është vënë re, mbledhjet e grupit parlamentar janë bërë më të shpeshta. Të mërkurën më datë 29 shtator ish-kreu i PD-së Berisha ka planifikuar ta zhvillojë “Foltoren” e tij në Durrës, për të vijuar më pas në Shkodër. Deri më tani i janë bashkuar ose më saktë e kanë mbështetur lëvizjen e tij gjashtë deputetë. Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Isuf Çelaj e mbështetën Berishën në takimin e Tiranës. Në Fier ish-kryeministrin Berisha u prit nga kreu i degës së Fierit dhe deputeti i PD, Luan Baçi. Edhe në Vlorë, Berishës iu rezervua një pritje nga tjetër deputet i PD, njëherësh kreu i qarkut, Bujar Leskaj. Në Durrës pakënaqësi për vendimin e Bashës ka shfaqur brenda grupit dhe Oerd Bylykbashi. Ndërsa pritet të shihet se çfarë qëndrimi do mbajnë deputet e tjerë, pasi dhe kreu i PD-së së Durrësit Ferdinant Xhaferraj njëkohësisht deputet atje është një nga bashkëpunëtorët e vjetër të Berishës. Pavarësisht kësaj vendimmarrjeje të shprehur nga Berisha, mbështetësit e tij ende nuk kanë nisur mbledhjen e firmave për thirrjen e Kuvendit Kombëtar, organ që Lulzim Basha ka vendosur të mos e mbledh duke e bërë të qartë se asnjë karton demokrat nuk do të ngrihet për vendime të marra në DASH.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas