10 partitë e para janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në votimet e 25 prillit, kur jemi 80 ditë para zgjedhjeve.
Bindja Demokratike e Astrit Patozit, partia e e Myslim Murrizit së bashku me 4 parti të tjera parlamentare nuk kanë patur nevojë për mbledhjen e firmave për shkak të deputetëve që kanë në parlament.
Edhe pse ende nuk e ka të qartë nga aleati Lulzim Basha se në çfarë liste apo në cilin koalicion do të jetë në zgjedhjet e 25 prillit, Shpëtim Idrizi ka vendosur ta regjistrojë PDIU-në në KQZ. Por ndryshe nga vitet e tjera zgjedhore, Idrizit bashkë me dokumentacionin përkatës i është dashur të bashkangjisë edhe 5 mijë firmat.
Një tjetër parti e djathtë ka vendosur që futet në garën për parlamentin e ri, me në krye Jozefina Topallin, e cila ende është në negociatat për koalicionin me të cilin do të shkojë në zgjedhje.
Edhe pse ndryshimet në Kodin zgjedhor e bëjnë pothuajse të pamundur marrjen e një mandati nga kandidatët e pavarur, kjo nuk i ka penguar Plarent Aleksin në Berat dhe Pal Shkambin në Shkodër që të kërkojnë votën e qytetarëve larg siglave të forcave politike.
Partitë politike kanë afat deri me 15 shkurt për t’u regjistruar si subjekte, ndërsa 25 shkurti është limit kohor për të çuar në KQZ koalicionet parazgjedhore.
Partitë e regjistruara në KQZ:
Bindja Demokratike – Astrit Patozi
Balli Kombëtar – Adriatik Alimadhi
Partia Emigracioni Shqiptar – Kostaq Papa
Partial Lëvizja Demokratike Shqiptare – Myslim Murrizi
Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni
Partia Reformave Demokratike e Shqipërisë – Krenar Rryçi
PDIU – Shpëtim Idrizi
Partia Lëvizja për Ndryshim – Jozefina Topalli
Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – Eduard Abazi
Partia Levizja e Legalitetit – Shpëtim Axhani
Regjistrimi i dy kandidateve te pavarur
Plarent Aleksi – Berat
Pal Shkambi – Shkoder
Etiketa: KQZ, Zgjedhjet e 25 prillit