Aktualitet

Zgjedhjet e 25 prillit – Yuri Kim: Presim raportin final të OSBE/ODIHR














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:34 - 28/04/21 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përgëzuar kryeministrin Rama dhe PS-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit si dhe kryetarin e PD Lulzim Basha për atë që ajo e cilësoi si një fushatë të fortë dhe që u dha zë dhe frymëzoi shumë persona. Kim thotë më tej se e vëren raportin paraprak të OSBE/ODIHR, por presin atë final nga këta të fundit mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri





Ambasadorja Kim shkruan se duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, liderët politikë do të tregojnë se janë duke vepruar të përgjegjshëm për të mirën e shqiptarëve.


SHBA, shprehet Kim, pret tashmë që të forcohen më tej marrëdhëniet mes dy shteteve për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.





“Ne vërejmë raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe presim atë final, që duhet të përdoret për të përmirësuar më tej zgjedhjet e Shqipërisë. Ne përsërisim që zbatimi i ligjit dhe gjyqësori të ndjekin penalisht cilindo që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe”-shkruan ambasadorja.

Lexo edhe :  Mea culpa politike e mendtë në kokë


LEXO EDHE: 

DASH: Vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës, vazhdojmë partneritetin me Ramën

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas