Partitë politike vijojnë regjistrimin pranë Komisionit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 6 marsit.
Pas Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, ditën e sotme kanë dorëzuar kërkesat e tyre për regjistrim dy parti të tjera, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Kristian Demokrate, me kryetar Dhimitër Musliu.
KQZ ka shpërndarë kërkesat e këtyre partive, për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokake, në 6 bashkitë: Dibrër, Shkodrër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje.
Ndërkohë, në vijim pritet që partitë politike të publikojnë edhe emrat e kandidatëve për kryebashkiakë.