Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Agnoni do të kandidojë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Lajmin e bëri me dije drejtuesja politike e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Edona Bilali.
“Në Bashkinë Shkodër do të dalim me kandidaten Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut”, tha Bilali.