Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka takuar sot kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.
Lajmin e ka bërë të ditur Soreca me një postim në Twitter, teksa shkruan se takimi u mbajt në kuadër të procesit për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.
“Gjithmonë kënaqësi të takohem me Kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashi, për t’u informuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme lokale. Përgëzoj punën intensive për të siguruar një proces transparent në afate të shkurtra. Rikonfirmova mbështetjen e Bashkimit Europian për punën e KQZ-së.”, shkruan Soreca.