Aktualitet

Zgjedhjet e parakohshme – Meta: Kosova, një faqe të re në rrugëtimin europian














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:46 - 15/02/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta i konsideron zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, shembull të shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë.





Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin europian dhe konsolidimin e shtetit demokratik.


“Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes” , – vijon ndër të tjera Meta.




Postimi i presidentit Ilir Meta në “Facebook”:


Urime të gjithë qytetarëve dhe klasës politike të Kosovës për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare.


E përshëndes pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në votime, të cilët sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre.

Kosova hapi një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik. Urojmë, që institucionet e reja, që do të formohen përmes bashkëpunimit, të udhëheqin me sukses shtetin e Kosovës për të fituar sfidat e të ardhmes.

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas