Zoran Zaev do të largohet nga detyra e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Qeveri teknike 100-ditëshe si dhe zgjedhjet e parakohshme më 12 prill të 2020 ishin epilogu i takimit të liderëve të partive politike nën drejtimin e presidentit të vendit, Stevo Pendarovski.
Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela tha se u zgjodh pikërisht kjo datë sepse deri atëherë Maqedonia e Veriut pret anëtarësimin e vendit në NATO.
“Ne ishim të vetmit që e zbukuruam këtë takim sepse ishim prezent bashkë më një zonjë. Ajo që tanimë është konfirmuar, më 12 prill shkojmë në zgjedhje. Ne si parti ishim të gatshëm, por 12 prilli u zgjodh për arsye se deri atëherë presim anëtarësimin e vendit në NATO. Qytetarët më 12 prill kanë shans që ta kthejnë shpresën tek të rinjtë, të cilët kohëve të fundit po braktisin shtetin në pamundësi që të prosperojnë këtu”, tha Sela.