Partia Socialiste ka mbledhur këtë të premte kryesinë e partisë, ku mësohet se pritet të caktohen emrat e kandidatëve të 6 bashkive që janë pa kryetar, që do të garojnë për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 mars.
Deri më tani, është lakuar ne media emri i Emirjana Sakos, kryetare bashkie në detyrë në Bashkinë e Durrësit.
Po ashtu, është folur edhe për perfekten e Shkodrës, Majlinda Angonin, e cila mund të jetë një prej kandidatëve e pozicionuar përballë emrave të tjerë të opozitës.