Lulzim Basha ka thirrur sot një mbledhje me kryetarët e degëve të PD, ku do të diskutohet për kalendarin e protestave, ngritjen e shtabeve lokale, por edhe përgaditjen për zgjedhjet e ardhëshme, që sipas analizës së bërë mbrëmë në mbledhjen e kryesisë, mund të jenë shumë afër. Burime të MAPO, treguan se Basha u ka thënë mbrëmë drejtuesve të PD, se duhet të përgaditen se zgjedhjet mund të vijnë më shpejt nga sa pritet. Këto komente, Basha i bëri pas vizitës në Vjenë ku u takua me përfaqësues të OSBE, dhe të PPE. Mbledhja sot me krerët e degëve pritet të jetë pasdite, ndërkohë paradite Basha e ka nisur ditën me drejtuesit e partive aleate.