Gazeta Mapo ka në fokus në numrin e nesërm Gjykatën e Posaçme për Zgjedhjet që i ka dhënë fund dje odisesë së opozitës për të vërtetuar në rrugë ligjore atë që ajo e quan “masakër elektorale” në zgjedhjet e 25 prillit.
Dje u morën vendimet e fundit për Fierin dhe Elbasanin. PD: Do e çojmë çështjen në Kushtetuese dhe në Strasburg.
Nesër në Mapo do të gjeni suplementin ‘IDE’ si dhe komente e analiza mbi aktualitetin në vend, rajon dhe botë.