Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Klevis Balliu ka deklaruar se, në Lushnje janë propozuar disa emra, të cilët do t’i nënshtrohen primareve nga anëtarësia e demokratëve për të zgjedhur kandidatin për kryetar bashkie që do konkurrojë në zgjedhjet e 6 marsit.
“PD dega Lushnje, sipas statutit të ri të votuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit do ta bëjë përzgjedhjen e kandidaturave me primare brenda partisë, me votën e anëtarëve. Anëtarët propozuan disa emra. Afati kohor është deri ditën e hënë. Presim edhe propozime të tjera. Ditën e hënë bëhen zyrtare ata kandidatë. Më pas anëtarësia do ty’i votojë përmes një fushate të shkurtër, sepse edhe afatet janë të shkurtra për shkak se janë zgjedhje të parakohshme. Mendoj se do të jemi gati dhe do të korrim një sukses të jashtëzakonshëm në Lushnje”, u shpreh Balliu nga Lushnja. /Mapo.al