Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar dy ditë para votimit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, e për këtë Fuga thotë se “nuk bëhet fjalë për shkencë por për marrëdhënie me ligjin”. Nëpërmjet një statusi në “Facebook” Fuga shkruan se kemi të bëjmë me uzurpim të paligjshëm në bashkëpunim në grup të institucioneve publike.
Statusi i Plotë i Fugës
Me dalë borxhit!
Anëtarët e Akademisë së Shkencave përpara zgjedhjeve të paligjshme të 24 majit 2019, sikurse ua deklaroi edhe kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik sot zyrtarisht, duhet të ndërgjegjësohen qoftë edhe në ditën e fundit.
Nuk bëhet më fjalë për shkencë, por për marrëdhënie me ligjin!
Kemi të bëjmë me uzurpim të paligjshëm në bashkëpunim nê grup të institucioneve publike!
Përgjgjesh para ligjit për këto!
Nuk do të desha që një grup të tërheqi në këtë kanal anëtarët e tjerë të Akademisë të Shkencave!
Ligja kurrë nuk harron.