Aktualitet

Zgjedhjet në Amerikë – Joe Biden kryeson dukshëm, por surpriza e 2016 step kompanitë e sondazheve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:23 - 30/10/20 |
mapo.al

Joe Biden, rivali i presidentit amerikan Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, paraqitet më mirë në sondazhe se Hillary Clinton në vitin 2016.


Deri më tani, sipas kompanive amerikane të sondazheve, Biden udhëheq me 216 vota elektorale, kundrejt 125 votave elektorale të presidentit aktual Trump. 12 shtete që kanë rreth 197 vota elektorale, mbeten akoma të pavendosura.


Sistemi amerikan kërkon një shumicë prej 270 votash elektorale për të arritur në karrigen e presidentit. Presidenti Trump në vitin 2016 mori 304 vota elektorale kundrejt 227 të Hillary Clinton



Sondazhet
Sondazhet paraqesin një performancë më të mirë të Joe Biden se ajo e Hillary Clinton në vitin 2016. Duhet theksuar se demokratët atë vit humbën në bastione si Michigan që ka 16 vota elektorale, apo Wiskonsin me 10 vota elektorale. Nisur nga rezultati aktual, zotit Biden i duhet të rikuperojë vota vetëm në katër shtete, si Michigan, Wiskonsin, Minesota apo Pensilvani që të arrijë dhe tejkalojë numrin prej 270 vota.


Nga ana e tij Trump e ka jetike fitoren kryesisht në Florida me 29 vota elektorale, ku aktualisht kryeson Biden me 1.2 pikë përqindje, Texas me 38 vota elektorale ku kryeson me 2.4 pikë përqindje kundrejt 10.8 që kryesonte në 30 tetorin e vitit 2016, Pensilvania ku është në disavantazh me diferencë të vogël, Ohio, Giorgia, North Carolina, të cilat në hartën elektorale paraqiten si shtete të pavendosura, por në avantazh të lehtë nga Joe Biden.


Rezultatet e sondazheve deri më datë 30 tetor, krahasuar me sondazhet e të njëjtës datë të para katër viteve

Histori që përsëritet
Por a do përsëritet i njëjti rezultat i vitit 2016, ku megjithëse zonja Clinton kryesonte të gjitha sondazhet, sërish fitorja anoi nga Trump. Historia e zgjedhjeve amerikane na tregon, se përveç vitit 2016, e njëjta situatë ka ndodhur dhe në vitin 1948 me fitoren në mandatin e dytë të Harry Truman. Ai atëherë zhvilloi një fushatë agresive, duke synuar votat e katolikëve, hebrenjve dhe të bardhëve të jugut. Truman konsiderohej atëherë si kandidati më i dobët në garë përballë republikanit Thomas Dewey, dhe kish marrë goxha kritika për urdhrin e dhënë për hedhjen e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki që shkaktoi 129 mijë viktima, dhe 229 mijë të plagosur.

Lexo edhe :  Donald Trump nuk pranon humbjen, pretendon se zgjedhjet u manipuluan

Truman, e kish trashëguar postin e tij pas vdekjes të një demokrati tjetër Franklin Roosvelt, që udhëhoqi dhe luftën e dytë botërore. Ashtu sikundër Truman, edhe fushata e Trump në vitin 2016, spikati për tonet populiste dhe nacionaliste, që u drejtoheshin kryesisht politikave të emigracionit dhe tregtisë së lirë. Jo pak herë, ai dënoi politikat e Obamës në lidhje me programin Obama care të shëndetësisë, apo establishmentin politik të administratës Klinton-Obama siç e quante ai. Nga ana e saj, rivalja Klinton, e para femër në historinë e Amerikës që kandidonte për postin e presidentit, premtoi zgjerimin e politikave për të drejtat racore, LGBD, Globalizmin etj.

Harta elektorale, votat e sigurta të Biden dhe Trump deri më datë 30 tetor

Zgjedhjet 2016
Surpriza e zgjedhjeve të vitit 2016, i ka bërë kompanitë e sondazheve të jenë më të kujdesshme në parashikimet e tyre. E vetmja që parashikoi fitoren e Trump në shtetin e Michiganit në atë kohë ishte kompania Trafalgar me qendër në Giorgia. Sot, Biden në bazë të sondazheve paraqitet dukshëm më lart në pikëzim se Trump, në masën 6.5 %, nga të gjitha kompanitë, por rezultati me 2 pikë përpara për Trump, që ka nxjerrë kompania Trafalgar Group, ka bërë që ky shtet të futet në listën e shteteve të lëkundura.

Gjithsesi, ekspertët parashikojnë se zgjedhjet e 3 nëntorit do jenë më të shtrenjtat dhe më të ashprat në historinë e Amerikës. Deri më tani nga të dy kandidatët janë harxhuar rreth 11 miliardë dollarë, nga 6 apo 7 miliardë që e ka mesataren fushata zgjedhore në Amerikë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas