Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Zgjedhjet në FRPD, reagon Basha: Askush s’e pengon PD-në që të zbatojë statutin

by mapo.al
06/11/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me akuzat se vendimi për zgjedhjet në strukturat drejtuese të Forumit Rinor të PD-së, vjen pasi kreu i kësaj organizate Belind Këlliçi, deklaroi pjesëmarrjen në “Foltoren” e ish-kryeministrit Berisha.

Nga hyrja e selisë blu, kryedemokrati i cilësoi këto deduksione si sajesa të fabrikuara për interesa personale.



Ai theksoi se mandati i kreut të FRPD-së ka mbaruar përpara dy vitesh dhe të rinjtë e Partisë Demokratike do të zgjedhin kreun e ri sips formulës një anëtarë një votë.

“Jo nuk është aspak e vërtetë, sajesë e fabrikuar për interesa personale. Për herë të parë FRPD nën drejtimin tim ka zhvilluar zgjedhje me një anëtar një votë. Për fat të keq prej dy vitesh mandati i kryetarit ka skaduar dhe sërish të rinjtë dhe të rejat do zgjedhin me një anëtar një votë kryetarin. Ne kemi shumë sfida përpara por asgjë s’mund të pengojë PD-në që të zbatojë normat statutore të demokracisë, aq më pak interesat personale”, theksoi Basha.

Deklarata e Këlliçit dje
Vendimi i kryedemokratit Basha. Për ngritjen e një grupi pune për të nisur procesin e zgjedhjes së kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të drejtuesve të tjerë të forumit, duket se nuk ka qenë i koordinuar me strukturat drejtuese të FRPD-së.

Kryesia e organizatës partnere të PD-së u mblodh mbrëmë në orën 19:00 dhe në përfundim kryetari në detyrë, Belind Këlliçi, njoftoi se vendimi i kryedemokratit Basha është nulë.

“Vendimi i sotëm (dje) është i pabazuar qoftë në Statutin e PD-së dhe është përtej kompetencave të kryetarit të PDSH-së, qoftë edhe në Statutin e FRPD-së. Është e vërtetë që mandati im ka skaduar. Por ne jemi në të drejtën e ushtrimit të mandatit deri në zëvendësimin tonë përmes një procesi zgjedhor, brenda forumit rinor, të organizuar mbi Statutin e Forumit Rinor dhe deri ne dorëzimin te trupa e re që do të zgjidhet me “një anëtar, një votë”. Sot ka pasur një vendimmarrje unanime të kryesisë së Forumit Rinor, 100% e tyre janë shprehur kundër vendimit të kryetarit të PDSH-së.

Ne kemi menduar që të zhvillonim zgjedhjet më herët, por për shkak se që në 10 shtator PD ndodhet në një situatë që të gjithë e dimë, dhe ndodhet në një krizë të brendshme që ne gjykojmë se duhet të marrë fund përmes votës dhe së vërtetës, ne nuk kemi vepruar. Dhe gjykojmë se nuk është ky momenti për të uzurpuar dhe përçarë më tej PD-në”, tha Këlliçi.

Ky qëndrim u mbështet edhe nga sekretari i përgjithshëm i FRPD-së, i cili u shpreh se vendimi i Bashës u shpall pasi ai e mori vesh se kreu i këtij forumi do të jetë pjesë e foltores së Berishes.

“Ky veprim vjen pas firmosjes nga delegatëve që vijnë nga Forumi Rinor i PD-së. Ky veprim vjen pasi është marrë vesh pjesëmarrja e kreut të FRPD-së te foltorja. E konsiderojmë nulë dhe i bëjmë thirrje Bashës që nuk do të lejojmë as tentativat për intimidim. Nuk do ta lejojmë që ai të shkelë Statutin dhe dinjitetin tonë. I bëjmë thirrje të tërheqë lajmërimin që ka nxjerrë”, tha sekretari i përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari.

Tags: Lulzim Basha

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
FOTO/ Vendi ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha

FOTO/ Vendi ku u gjet i vrarë biznesmeni Ruzhdi Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In