Ish-kandidati për President të Federatës Shqiptare të Futbollit, Bashkim Fino mohon të ketë tërhequr ankimimin në CAS, pasi Gjykata e Tiranës nuk regjistroi Armand Dukën si President të FSHF.
Reagimi i Finos vjen pas deklaratës së Dukës i cili u shpreh se Fino deputeti socialist kishte pezulluar padinë në Gjykatën e Arbitrazhit. “Nuk është e vërtetë që jam tërhequr nga CAS. Pres vendimin e CAS-it të Lozanës, i vendosur që këtë çështje ta çoj deri në fund”, u shpreh Fino për Report tv.
Duke i cilësuar të paligjshme zgjedhjet e 7 shkurtit, Fino u shpreh se ato duhet të ribëhen. “Gjykata nuk i regjistroi zgjedhjet, drejtuesit e FSHF-së janë jolegjitimë dhe zgjedhjet në FSHF-së do të ribëhen”, u shpreh Fino.