Aktualitet

Zgjedhjet në Gjermani- Kryetari i partisë së Merkelit, kandidat për kancelar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:09 - 20/04/21 |
mapo.al

Kreu i landit më të populluar të Gjermanisë do të jetë kandidat për të pasuar kancelaren Angela Merkel, në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit.





Armin Laschet, kryeministër i landit Norderhajn-Vestfallen, është kryetar i Unionit Demokristian (CDU) – partisë nga vjen Merkel.


Ai ishte në garë me Markus Soederin, i cili është kryetar i partisë simotër të CDU-së, CSU.





Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se në takimin e udhëheqjes së CDU-së, 31 anëtarë votuan për Laschetin, nëntë për Soederin dhe gjashtë abstenuan.



Soeder e pranoi humbjen dhe tha se Laschet “do të jetë kandidat për kancelar nga Unioni”.


“Do ta mbështesim pa inat, me gjithë forcën tonë”, u tha Soeder gazetarëve në Mynih.

Unioni i tyre është forca e fundit politike në Gjermani që emëron kandidatin për kancelar në zgjedhjet e 26 shtatorit.

Lexo edhe :  Drejtuesja e misionit të ODIHR: Administrata u përdor për fushatë elektorale

Partia e të Gjelbërve ka nominuar më 19 prill Annalena Baerbockun si kandidate për kancelare, ndërsa disa muaj më herët, Social-Demokratët kanë nxjerrë ministrin e Financave, Olaf Scholz, si kandidat të tyre për kancelar.

Merkel, gati 16 vjet në pushtet, nuk do të garojë për mandatin e pestë./REL/

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas