Aktualitet

Zgjedhjet në Greqi/ Cipras: Respektoj vendimin e popullit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 07/07/19 |
mapo.al

Pas mbylljes së procesit zgjedhor dhe pas daljes së sondazheve të para ku partia e tij renditej e dyta, ka ardhur edhe reagimi i Alexis Cipras.


Në një prononcim për mediat, Cipras tha se e kishte marrë në telefon kreun e Partisë Demokracia e Re, Qirjako Micotaqis, dhe e kishte uruar për fitoren.


“Pak më parë telefonova kolegun Micotaqis të cilit i urova fitoren në zgjedhje. Nesër do kryej të gjitha veprimet për të dorëzuar detyrën tek kryeministri i ri Micotaqis që të fillojë menjëherë punën. I kërkoj Demokracisë së Re të mos e marrë pushtetin me revansh por të jetë në interesat më të mira të grekëve”,-u shpreh Cipras.




Etiketa: , , , ,

Pas