Aktualitet

Zgjedhjet në komunat serbe, Kosova i ndalon hyrjen Gjuriç






               Publikuar në : 10:02 - 19/05/19 |
mapo.al

Një numër i konsiderueshëm i serbëve janë mbledhur në sheshin “Car Lazar”, në veri të Mitrovicës, aty ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune.


Tubimi i tyre është bërë me qëllim që të votojnë në mënyrë të organizuar në qendrat e votimit, zgjedhje këto që kanë nisur normalisht në orët e para të kësaj të diele.

Deri më tani në vendvotimin në shkollën teknike në Mitrovicën e Veriut kanë votuar kreu i Listës Serbe Goran Rakiç si dhe nënkryetari i Listës Serbe Igor Simiç.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç, siç raportojnë mediat kosovare nuk është lejuar të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës edhe pse kishte paralajmëruar një vizitë të tillë.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas