Kosova zhvillon zgjedhjet e politike më 14 shkurt te këtij viti.
Një tëmë sensitive në këto zgjedhje janë dhe kandidatët për deputet që kanë probleme me ligjin.
Në grafikën e mëposhtme, të bërë nga agjensia e lajmeve REL, pasqyrohen ato konkurentet që figurojnë me këtë problematikë.
Nga forcat kryesore bien në sy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të AAK-së pasi kanë shifrat më të larta.
Kjo vjen edhe për shkak se gjatë qëndrimit në opozitë këto forca bënë rezistencë duke hedhur gaz lotsjellës në parlamet.
Mes tyre është edhe kreu i LVV dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.
Komisioni i Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë dhe instancat e tjera të drejtësisë kanë pak ditë për të thënë fjalën e tyre se cilët kandidatë janë legjitim në këto zgjedhje.