Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë – KQZ: Sa është numri i pjesëmarrësve deri më tani














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 14/02/21 |
mapo.al

Sot votohet për qeverinë e re në Kosovë, dhe deri më tani pjesëmarrja është 8.3%.





Informacioni bëhet i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.


Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, deklaroi se kanë votuar 145 mijë e 650 qytetarë, nga 1 milion e 794 e 862 votues, ndërsa theksoi se situata paraqitet normale, pa incidente.




“Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, –  tha Daka.


Risjellim në vëmendje se 888 qendra votimi  janë hapur prej orës 07:00 në të gjithë Kosovën, dhe do të mbyllen në orën 19:00 për zgjedhjen e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.


Në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare janë në garë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.

Lexo edhe :  Mediu: Ka tentativa për blerjen e votave, shqiptarët të zgjedhin të lirë

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.

3


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas