Zgjedhjet në Kosovë – LVV merr 56 deputetë, PDK 20 dhe LDK 15

Lëvizja Vetëvendosje, që pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85% të votave, siguroi 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës, si e dyta, me 17.4%, ka 20 ulëse. Lidhja Demokratike me 13% do të marrë 15 ulëse.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesimin të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe i ka publikuar në webfaqe. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje ka 378,550 vota apo 47.85%, PDK renditet e dyta me 137,659 vota apo 16.77%.



LDK e treta me 107,507 vota apo 13.08%. AAK e katërta me 58,743 vota apo 7.43%. Nisma Socialdemokrate me 20,535 vota apo 2.60%.

Votat me postë, ato me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara nuk janë numëruar ende. Me përfundimin e numërimit të votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka fituar 56 ulëse në Kuvend.

Formula me të cilën Kuvendi i Kosovës ndan ulëset është “Sainte-Lague”. Pasi 20 ulëse nga 120 sa janë në Kuvend, janë të rezervuara për minoritetet, partitë shqiptare luftojnë për 100 ulëset tjera. Ulëset që mbesin “të zbrazëta” si pasojë e përqindjes së votave që shkon për partitë që nuk kalojnë pragun prej 5%, u ndahen partive parlamentare.

Në përllogaritjen aktuale, përqindja e përbashkët e partive që s’kanë kaluar pragun është mbi 14%. Kjo nënkupton që 14 ulëse do të ndahen për katër partitë që kanë kaluar pragun: VV-në, PDK-në, LDK-në e AAK-në.

Lëvizja Vetëvendosje, që pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85% të votave, ka siguruar 56 ulëse në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës, si e dyta, me 17.4%, ka 20 ulëse.

Lidhja Demokratike me 13% do të marrë 15 ulëse, ndërsa AAK-ja do të jetë grupi më i vogël parlamentare me nëntë deputetë. Ndërkohë, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se numërimi i votave nga diaspora dhe ato me kusht do të fillojë brenda disa ditëve.

Të gjitha të rezultatet preliminare, të cilat deri më tani janë publikuar nga KQZ-ja, mund të ndryshojnë deri në numërimin përfundimtar të votave dhe certifikimin e rezultateve. Në varësi nga kjo, mund të ketë ndryshime edhe në numrin e votave që kanë marrë subjektet politike të komuniteteve pakicë, të cilat janë paraqitur në këtë tekst.

Ndërkaq, me 99% të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, sipas rezultateve paraprake, ka fituar 47.85% të votave.

Kurtit, që është i nominuari i LVV-së për kryeministër, do t’i duhen të paktën 61 vota në kuvend, që të formojë Qeverinë e re të Kosovës i vetëm. Tradicionalisht, partitë e komuniteteve joshumicë kanë qenë pjesë e ekzekutivit.

Por, më 2020, kur qeverinë e udhëhoqi Kurti, Lista Serbe, zyrtarisht nuk u bë pjesë e koalicionit qeverisës, por asaj iu dhanë nën udhëheqje dy ministri.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252