Aktualitet

Zgjedhjet në Kosovë, PDK zyrtarizon kandidatin për kryeministër









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:24 - 23/12/20 |
mapo.al

Enver Hoxhaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, do të jetë kandidat i partisë për kryeministër.



Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë dhe ka vendosur që Hoxhaj të jetë kandidat për shef të Qeverisë në zgjedhjet të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh.


PDK ka mbetur pa kryetar, prej kur Kadri Veseli u arrestua nën akuzën për krime lufte dhe po mbahet në Hagë.




Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese doli me vendim se votimi i Qeverisë së Avdullah Hotit është jokushtetues, pasi aty ka votuar deputeti Etem Arifi, i dënuar me burg.



Në listën e ngushtë të kandidatëve të PDK-së për kryeministër janë përmendur Hoxhaj dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza.


Ky i fundit ka thënë se nuk ka ambicie për të qenë kandidat.

Enver Hoxhaj ka qenë zëvendëskryeministër në Qeverinë e Ramush Haradinajt dhe ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Isa Mustafës.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas