Politika

Zgjedhjet në LSI – Caka: Ja çështjet kryesore të programit tonë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 19/11/20 |
mapo.al

Kryetarja e KQZ-së në LSI, Silva Caka deklaroi se do të ketë surpriza nga zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa kjo forcë përfaqësohet dhe mbështetet shumë nga të rinjtë shqiptarë. Në një intervistë për news24 Caka u ndal tek nisma më e re e LSI-së, ku më 21 nëntor do të aplikohet votimi online për zgjedhjet e kësaj force politike.



Caka tha sot se procesi zgjedhor do të mbahet ditën e shtunë duke filluar nga ora 09:00 dhe se përveç votimit elektronik anëtarët e LSI do të mund të votojnë edhe në qendrat e votimit të ngritura në çdo bashki. Ndër të tjera Caka sqaroi se në këto zgjedhje nuk votohet thjesht për delegatët, kryetarin dhe strukturat e reja drejtuese, por i paraprihet fitores së madhe të shqiptarëve, e cila do të vijë më 25 prill.


“Ka dy momente procesi i 25 prillit. Ka strategji dhe teknikalitet. Jemi duke u marrë për të rakorduar alternativat që ofrojnë forcat opozitare, duke gjetur atë që është më e mira. Teknikaliteti se si do të dalim në lista, ngelet për në fund. Kemi ende kohë. 45 ditë para zgjedhjeve do të shpallen listat e kandidatëve për deputetë. Kemi vendosur një objektiv, zhbërja shpopullimit të vendit. Një numër i madh të rinjsh nuk duhet të largohen nga vendi.



Ka dhe disa pika të tjerë. I kemi shprehur ato. Shpopullimi dhe rikthimi i të rinjve në Shqipëri, sidomos të atyre që kanë shumë për t’i dhënë këtij vendi. Jemi fokusuar tek arsimimi cilësor. Shëndetësia është një nga piketat e tjera, po ashtu dhe ekonomia, që i kemi diskutuar dhe në tryezat e mëdha me opozitës. LSI e ka treguar se ka mbështetje nga rinia. Dhe ato të rinj që janë larguar nga Shqipëria në 25 prill do vijë në Shqipëri. Sot çdo familje sheh më të mirën për fëmijët.



Janë të rinjtë ata që vendosin se sa mandate do të marrë LSI. Mendoj se LSI është në rrugën e duhur. Do kemi surpriza të mëdha. Skam dëshirë që të flasë me shifra. Konventa kombëtare zgjedhore do të zgjedhë kandidatët. Në zgjedhjet e 21 nëntorit do të përcaktojnë delegatët, më pas ata do të zgjedhin kryesinë e re të LSI dhe më pas ata të Konventës Kombëtare.”, tha Caka.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas