Aktualitet

Zgjedhjet në LSI – Kryemadhi: Mund të bënim dhe fasadë me 10 kandidatë, beteja jonë 25 prilli








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 24/11/20 |
mapo.al

E ftuar në emisionin ‘Open’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi procesin e zgjedhjeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ajo tha se gara brenda LSI ka qenë e hapur që në muajin korrik dhe mund të kandidonte.



Teksa theksoi se nuk doli asnjë kandidat, Kryemadhi tha se partia vendosi që të mos bënte fasadë por të kërkonte votëbesim për kryetaren.


Për kryetaren e LSI, beteja dhe gara e radhës do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.




Kushdo që donte mund të kandidonte. Në statutin e LSI-së mund të drejtohesh, të anëtarësohesh dhe të bëhesh menjëherë anëtar i LSI-së e mund të garosh si për delegat edhe për kryetar. Kushdo dhe nga ju që mund të jeni këtu ose kushdo që na dëgjon mund të vinte që në fillimet e muajit korrik, siç kanë qenë edhe afatet kohore sipas statutit, menjëherë është shpallur procesi për kryetar, por edhe për delegatë. Sepse sipas statutit mbarimi i mandatit të kryetarit dhe të delegatëve e bënte të domosdoshme krijimin e kësaj konvente.



Po si ka mundësi që një forcë kaq e madhe, me këto prurje kaq të mëdha, nuk ka askush ambicie për të garuar me ju?
Nuk është çështje ambicie, të jeni të bindur që ambicia për ta drejtuar këtë do të jetë pas 25 prillit, ku do të jetë procesi i ambicies më të madhe për secilin nga ne. Nuk ka të bëjë kryetari, por ka të bëjë ekipi drejtues. Kryetari është një drejtues që drejton procesin, bën të gjithë axhendën politike dhe organizative.


Ajo që është shumë e rëndësishme, kandidimi i Monika Kryemadhit nuk ka të bëjë me të qenit vetëm, por ka të bëjë për sa i përket përgjegjësisë. Monika Kryemadhi së bashku me të gjithë strukturën e LSI-së, garën e tyre të vërtetë dhe reale e kanë më 25 prill. Ajo është gara kryesore e LSI-së.

Nëse ju doni që të bëjmë fasadë, ne bënim fasadë, jo me një por me 10 kandidatë. Bënim edhe sikur po bënim debate publike e mediatike nëpër televizione. Ambicia nuk ka të bëjë me kryetarin, ambicia ka të bëjë me çfarë u ofrojmë ne njerëzve. Mendoj që ky është një nga problemet. Nganjëherë ne fokusohemi nga ambicia e individit dhe nuk fokusohemi tek ambicia e shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka nevojë për të ecur përpara, shoqëria shqiptare nuk ka nevojë për të ngritur kultin e individit.

Ku ndryshoni ju nga Edi rama? Edhe ju si Rama kandiduat me një kandidat. Dikush thotë që për të parë qeverisjen e neësërme duhet të shohim opozitën e sotme?

Ndryshimi im mes Edi Ramës dhe LSI, në zgjedhjet e 30 qershorit unë Ramën nuk e kam sulmuar pse kandidoi vetëm me një kandidat, por edhe kur kishte mundësi të zgjidhte një kandidat ai nuk arriti të gjejë një kandidat të saktë. Tjetra kishte një dekret presidencial që shtynte datën e zgjedhjeve nga 30 qershori në 13 tetor“, tha Monika Kryemadhi.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas