Aktualitet

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Berisha: Ndërhyrja e Ramës përçau shqiptarët dhe u hoqi 2 deputetë






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 31/08/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri, Sali Berisha me anë te një statusi në Facebook shprehet se ndërhyrja e Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi përçau faktorin shqiptar në vendin fqinj. Berisha shprehet se dy koalicionet shqiptare nga 4 deputetë që duhet të merrnin në bazë të votave partiake, morën vetëm 2.


Gjithashtu, ish-kryeministri shprehet se zgjedhjet në Mal të Zi u dëmtuan për shkak të ndërhyrjeve të presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kishës ortotokse serbe.


Postimi i Sali Berishës në Facebook:



Qytetaret e Malit te Zi votuan te lire dhe ne dinjitet te plote!


Miq, dje qytetaret e Malit te Zi votuan te lire dhe ne paqe per parlamentin e tyre te ri dhe qeverite vendore ne 5 komuna. Ata meritojne nderim dhe respekt.


Megjithkete, dy binjake siamez nderhyne ne rezulatatin e zgjedhjeve.
1-Serbomadhi Vuçiç, i cili:
ne nje akt te pashembullt mobilizoi e transportoi me mace e me minj ne Podgorice malazezet e serbizuar te Beogradit dhe duke perdorur lidhjet e semura te tij me kryepeshkopin Irinej, angazhoi kishen ultranacionaliste serbe per fushate elektorale ne Mal te Zi duke deshmuar se jo punet e Zotit por nacionalizmi i semure jane pasioni i saj.

2-Ne rezultatin e zgjedhjeve ne te njejten kahje ndikoi edhe argati i Beogradit ne Tirane, Zografi bis.

Ky i fundit ndikoi nepermjet:

perçarjes se shqiptareve dhe partive te tyre politike, te cilat nga 4 moren 2 deputete sepse shqiptaret reaguan ndaj apelit te tij perçares duke mos dale ne votime. Se dyti me apelin e tij “votoni Milon” beri qe mijra e mijra qytetare te Malit te Zi qe ishin te pavendosur por qe konsideruan apelin e tij te papranueshem dhe nje nderhyrje fyese per vendin e tyre vendosen ose te mos dalin fare ne votime ose te ndryshojne mendim dhe te votojne kundra Milos, i cili e kishte fitoren te sigurte.

Duke perfunduar uroj dhe njehere qytetaret e Malit te Zi per zgjedhjet dinjitoze qe zhvilluan dje dhe denoj me ashpersine me te madhe serbomadhin Vuçiç per keqperdorimin per qellime nacionaliste te Kishes serbe dhe dyndjen drejt Podgorices te malazezeve te serbizuar te Beogradit per te ndikuar ne rezultatin e zgjedhjeve te Republikes se Malit te Zi.
Une gjithashtu denoj me ashpersi me te madhe nderhyrjen vulgare te argatit te Beogradit ne Tirane, Zografit Bis per perçarjen e shqiptareve dhe thirrjet e tij vulgare “votoni per Milon”, te cilat paten nje efekt te qarte bumerang ne zgjedhjet e djeshme. sb

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas