Zgjedhjet në Mal të Zi duket se janë drejt përfundimit brenda ditës së sotme.
Pas numërimit të 88 % të kutive të votimit në vendin fqinj, partia e drejtuar nga Milo Gjykanoviç, kryeson me 34,8 % të votave, e pçrkthyer në mandate janë 29 të tilla në parlament.
Por, pavarësisht se kryeson, partia e Gjukanoviç i ka humbur zgjedhjet, pasi dy partitë opozitare kanë siguruar më shumë deputetë.
Kështu, opozita ka një rezultat shumë të ngushtë nga Gjukanoviç, me 28 mandate deputetësh, pra 32.8% të votave, ndërsa partia opozitare “Paqja është Kombi ynë” ka marrë 12.5% të votave, pra 10 deputetë.
Ndërkohë, dy koalicionet shqiptare kanë arritur të sigurojnë dy deputetë në Kuvendin e Malit të Zi. Kështu, Lista Shqiptare deri më tani ka marrë 1.4% të votave, duke siguruar kështu një mandat, si dhe Koalicioni Shqiptar ka siguruar 1.1% të votave, duke siguruar edhe ky një mandat deputeti.