Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut. Në raundin e parë duket se kryesues është kandidati maqedonas Stevo Pendarovski i ndjekur nga Gordana Siljanovska. Ndërsa Blerim Reka, i vetmi kandidar shqiptar ka udhëhequr në komunat me shumicë shqiptare.
Sipas rezultateve të dala nga KSHZ-ja Perandovski (LSDM, BDI dhe rreth 30 parti të tjera) doli më i votuari me rezultat 42,68%, ndërsa pas tij u rendit Siljanovska (VMRO-DPMNE), e cila arriti të grumbullojë 42,55% të votave. Ndërkohë kandidati shqiptar Blerim Reka mori gjithsej 10,43 % të votave të numëruara.
“Ne jemi shumë të kënaqur. Në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim ne, ndërsa në të gjitha komunat maqedonase kemi marrë vota. Maqedonia do të jetë një shtet i të gjithëve. Ne menduam se në një shtet që e quajtëm të kapur, menduam se mund të krijojmë një shtet, por nuk e menduam se mund të kishte dhe elektorat të kapur”, deklaroi Reka pas përfundimit të procesit zgjedhor.