Aktualitet

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, Meta: Urime partive shqiptare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:49 - 16/07/20 |
mapo.al

Presidenti i vendit Ilir Meta, në një postim në rrjetin social Facebook ka uruar Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet demokratike dhe konkurruese, siç i cilëson ai. Meta, gjithashtu, uron partitë shqiptare për përfaqësimin në Parlamentin e ri.


Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut zgjatën 3 ditë, ku ditën e parë votuan të sëmurët me COVID-19 dhe të vetizoluarit, ditën e dytë të burgosurit dhe të sëmurët kronikë, ndërsa dje në ditën e fundit votoi pjesa tjetër e popullsisë.


Zgjedhjet u fituan nga LSDM-ja e cila mori 46 mandate, e ndjekur nga VMRO/DPMNE-ja me 44 mandate, BDI-ja 15, ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate.


Statusi i plotë


Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas